16:21 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Skuadra që e refuzoi Ronaldon për 15 mijë euro

Në botën e futbollit ka vendime që mund të bëhen pjesë e historisë së një klubi për mirë apo për keq, në varësi të asaj që e ardhmja tregon më pas. Për shembull, Barcelona mund të kishte në të njëjtin ekip Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon, nëse portugezi do të transferohej në “Camp Nou”, kur e filloi karrierën e tij. Po kështu, Real Madridi do të kishte në gjirin e vet sulmuesin brazilian të katalanasve, sepse e kishte testuar Neymarin pak vite para se t’i bashkohej Barcelonës. Dhe tani merret vesh se Ronaldo, Fenomeni, mund të ishte bërë pjesë e Sao Paulo në vitin 1992, për vetëm 15 mijë dollarë, por më pas presidenti i klubit brazilian ka vendosur të mos shpenzojë, sepse lojtari ishte shumë i shtrenjtë për të, shkruan telesport.

José Eduardo Pimenta Mezquita ka marrë një letër nga Kalef Joao Francisco Neto, në të cilën dikush mund të lexojë ofertën. “Unë kam një lojtar në Rio, më pak se 17 vjeç, i cili është duke luajtur në ekipin e të rinjve brazilianë. Ai është qendërsulmues. A doni që të luajë në Sao Paulo, në këmbim të 15 mijë dollarëve? Lojtari le të jetë i lidhur me Sao Paulo, me një partneritet që do të formohet në masën 50 përqind për secilën pjesë. Ju lutemi diskutojeni propozimin”, – i ka shkruar Neto presidentit në një letër që riprodhohet sot.

Presidenti Pimenta nuk i është përgjigjur zyrtarisht ofertës, kështu që, edhe pse në një bisedë tha se ishte shumë i shtrenjtë, ai ofroi një maksimum prej 7.5 mijë dollarësh. Ronaldo vendosi të provohej te Cruzeiro. Në “Belo Horizonte: ai shënoi 12 gola dhe dha 3 asiste, në 14 ndeshje. Ky “stacion” ishte trampolinë e përsosur për në Europë. Ai zbarkoi te PSV dhe të gjithë tashmë e dinë jetën e tij sportive.