16:24 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sonte kompletohet Liga e Kampionëve

Sot do të mësohen tri skuadrat e fundit që do të kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Duke filluar nga ora 21:00 zhvillohen tri ndeshjet e Play-off, shjkruan indeksonline.

PAOK luan kundër Benficas në Greqi. Ndeshja e parë në Portugali ka përfunduar 1-1.

PSV Eindhoven do të ndeshet me Bate Borisovin. Holandezët kanë përparësi ndaj bullgarëve pasi në ndeshjen e parë kanë fituar 2-3.

Ndërsa Salzburgu pret Crvna Zvezdën. Ndeshja e parë në Beograd ka përfunduar pa gola. /IndeksOnline/