08:33 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sot zhvillohet superndeshja e Kupës së Botës (Foto)

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Kanë mbetur pa u zyrtarizuar edhe katër skuadrat e fundit që do të luajnë në 1/8 e finales, shkruan indeksonline.

Në grupin H, Japonia luan me Poloninë ndërsa Senegali luan me Kolumbinë. Përveç skuadrës evropiane të tri skuadrat tjera janë në garë për tu kualifikuar.

Ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.

Në grupin H do të luhet vetëm për vendin e parë mes dy favoritëve. Anglia dhe Belgjika tashmë janë kualifikuar por fituesi do të mbetet në krye të grupit.

Tunizia dhe Panama do të luajnë vetëm për të dalë me pikë nga Botërori. Ndeshjet fillojnë nga ora 20:00. /IndeksOnline/