09:32 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Superndeshjet e ditës së sotme (FOTO)

Sot zhvillohen tri ndeshjet e radhës të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Ndeshja e parë fillon në ora 14:00. Brazili do të luaj kundër Kosta Rikës dhe fitorja është e vetmja zgjidhje për pesë herë kampionët e Botës.

Nga ora 17:00 luhet ndeshja e grupit D në mes të Nigerisë dhe Islandës. Përveç rëndësisë së tyre, kjo ndeshje do të jetë përcaktuese edhe për fatin e Messit dhe Argjentinës.

Ndërsa nga ora 20:00 luhet ndeshja më interesante e ditës. Zvicra me katër shqiptarë do të luaj kundër Serbisë në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Nga të dy anët ka pasur përplasje verbale duke u munduar të përfitojnë nga situata. Zvicra me fitore do të ishte një hap larg fazës tjetër. /IndeksOnline/