75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Zvicrës i kundërpërgjigjen FIFA-së, për çdo gol do të bëjmë shqiponjën

Zvicra sonte do të zhvilloj ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës dhe fitorja është e domosdoshme.

Në këtë ndeshje, zviceranet do të paraqiten pas dënimit që FIFA shqiptoi për futbollistët Kosovar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festën që bënë në ndeshjen kundër Serbisë.

Megjithatë, tifozët e Kombëtares Zvicerane kanë dalë në mbështetje të futbollistëve shqiptar, shkruan indeksonline.

Ata kanë paralajmëruar se për çdo gol që do ta shënojnë futbollistët e Zvicrës, të gjithë tifozët do të bëjnë shqiponjën me duar.

Kujtojmë se Shaqiri, Xhaka dhe Lichtsteiner u dënuan së bashku me 25000 franga pas festimit me shqiponjë në fitoren 2-1 kundër Serbisë. /IndeksOnline/