15:54 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tosun rikthehet në Besiktas?

Sulmuesi i Evertonit, Cenk Tosun shumë lehtë mund të rikthehet gjatë afatit veror në skuadrën e Besiktasit.

Turku u transferua në “Godison Park” gjatë afatit të janarit, por ende nuk e ka gjetur vetën në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Zëvendëspresidenti i klubit turk, Ahmet Nur Cebi tha në një intervistë se Tosun është i mirëpritur te ekipi i Besiktasit.

“Më duket se ai është i lumtur tani. Por, nëse dëshiron të kthehet te Besiktasi do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura”, ka thënë Cebi.

26-vjeçari ka zhvilluar vetëm dy paraqitje nga fillimi për ekipin anglez. Ai ende nuk ka arritur ta gjejë rrjetën e golit edhe pse te Besiki shënoi afro 50 golave në 100 paraqitje./IndeksOnline/

Temat: