22:54 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tottenham e dërgon Interin në realitet, vet te ma t’fortit

Tottenham është skuadra e dytë në grupin B që kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Spurs sigurojnë fazën tjetër falë barazimit me Barcën me rezultat 1-1.

Dembele kaloi Barcën në epërsi në minutën e shtatë të takimit.

Spurs arritën të barazojnë vetëm në minutën e 85-të falë golit të Lucas.

“Vetëvrasje” ka bërë Interi që ka barazuar me PSV-në me rezultat 1-1.

Holandezët kaluan të parët në epërsi me golin e Lozanos në minutën e 13-të.

Interi barazoi në minutën e 73-të me golin e Icardit.

Barcelona mbyll grupin si e para me 14 pikë, ndërsa Tottenham e dyta me tetë pikë. Interi është e treta me tetë pikë dhe shkon në Europa League, ndërsa PSV mbetet e fundit. /IndeksOnline/