13:59 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Turkmenistani ndalon makinat me ngjyrë të zezë, vetëm pse presidentit i pëlqen ngjyra e bardhë

Që nga ky muaj makinat e zeza janë të paligjshme në kryeqytetin Ashgabat të Turkmenistanit, ndërsa ato të tanishmet janë konfiskuar.

E gjithë kjo është bërë për shkak se presidentit supersticioz të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov, i pëlqen ngjyra e bardhë.

Në fakt, edhe më herët kishte sinjale të kësaj që u bë realitet tani. Në vitin 2015, presidenti kishte ndaluar importin e makinave të zeza, me shpjegimin e vetëm që iu bë qytetarëve duke u thënë se “e bardha sjell fat” .

Për ata qytetarë të pafat që kanë një makinë të zezë, makinat e tyre janë të tërhequra në pjesët komunale, të gjitha pa ndonjë paralajmërim paraprak, transmeton Indeksonline.

“Në nëntor 2017, shumë zyrtarë u urdhëruan të kishin makina të bardha. Tani, banorët e zakonshëm në kryeqytetin Ashgabat do të duhet të rilyejn makinat e tyre të zeza në të bardhë ose argjend, ose të përballen me gjoba, raporton shërbimi i Radio Free Europe për Turkmenistanin.

Puna e rilyerjës së makinave mund të kushtoj diku mes 2000 deri 3000 dollarë, sipas raporteve. Kjo është një shumë e madhe në këtë vend, i cili edhe pse është i bekuar me burime natyrore, është një vend mjaft i varfër dhe ka një regjim total.

Një shtetas i këtij vendi foli për Azatlyk [një stacion radioje] dhe tregoi se atij iu tha se rilyerja e makinës së tij do të kushtone 7,000 manat ( 1,999 $ ) dhe çmimi do të shkonte deri në 11 manat (3,137 $ ) nëse ai pret 1 javë. Paga e tij: 1000 manat ( 285 $ ) /IndeksOnline/