16:03 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tyson Fury ia merr kundërshtarin Anthony Joshua-s (Foto)

Tyson Fury ka pohuar se është në ”bisedime të thella” me Deontay Wilder për një mega-sfidë, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Botës në kategorinë, WBC mbetet pa një kundërshtar pas bisedimeve të dështuara me mbretin e peshave të larta, Anthony Joshua.

Megjithatë, amerikani i pamposhtur është në kërkim për një sfidë, sfidë të madhe.

Kjo sepse Fury është duke pohuar se skuadra e tij është në bisedime me kampin e Wilder.

Ai i është drejtuar rrjeteve sociale duke postuar një video me mbishkrimin:

”Një konfirmim se ne jemi në bisedime të thella me ekipin e Bronze Bomber. Për një betejë”, ka thënë Fury./IndeksOnline/