16:38 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes boksieri britanik vetëm pak orë pasi fitoi meçin (Foto)

Një boksier britanik ka vdekur vetëm pak orë pasi fitoi një garë në Doncaster.

Scott Westgarth, 31-vjeç kishte rrahur Dec Spellman të shtunën pas dhjetë raundesh, transmeton IndeksOnline.

Ai u paraqit në një intervistë duke mbajtur kokën dhe duke u dridhur, para se të shkonte në spital – ku ndërroi jetë.

Promotori i Westgarth, Stefy Bull konfirmoi lajmin e vdekjes së boksierit: “Perëndia e bekoftë Scott Westgrathin”./IndeksOnline/

Temat: