14:48 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Volvo do të përdorë materiale të ricikluara në modelet e ardhshme

Volvo thotë se 25 për qind e plastikës që përdoret në automjetet e saj nga viti 2025, do të vijë nga materialet e ricikluara.

Në njoftimin e planit, prodhuesi i makinave suedeze zbuloi një XC60 T8 plug-in hibrid.

Brenda saj, kjo Volvo e vecantë XC60 përfshinë një tunel të transmisionit e bërë nga fibra të rinovueshme dhe plastikë me burim nga rrjetat e hedhura të peshkimit dhe litarë deti.

Përvec kësaj, qilimi përmban fibra nga shishe plastike PET dhe përzierje pambuku që vjen nga prodhimet e veshjeve.

“Volvo Cars është e angazhuar për të minimizuar gjurmët e saj mjedisore dhe globale”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i Volvo Cars, Håkan Samuelsson.

Zëvendëspresidenti i lartë i Prokurimit Global, Martina Buchhauser, u bëri thirrje prodhuesve të tjerë të ndiqnin udhëheqjen e Volvo. /IndeksOnline/