23:53 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Wilder e quan Joshuan ”frikacak”, synon revansh me Furyn

Deontay Wilder është i gatshëm që ta refuzojë Anthony Joshuan – madje edhe nëse ai e mposhtë Tyson Furyn.

Wilder do ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në Los Anxhelos në mbrëmjen e së shtunës, pasi nuk kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me Joshuan më herët këtë vit.

Dhe nëse ai triumfon edhe kësaj radhe, atëherë ai mund ta marrë një ofertë nga Joshua për një duel në ”Wembley”, transmeton IndeksOnline.

”Joshua duhet të ndalojë duke qenë frikacak”.

”Nëse do të zhvillohet duel interesant ndaj Furyt, atëherë pse mos t’ju japim tifozëve një revansh? Pse të mos i japim duelit madhështor edhe një mundësi”.

”Me gjasë unë do të përballem prapë me të, para se t’ju japë mundësinë atyre që shqetësohen për rekordet personale”, tha Wilder./IndeksOnline/