10:15 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Yaya Toure mbetët në Premierligë, këto janë dy opsionet

Mesfushori afrikan, Yaya Toure nuk e ka ndërmend të largohet nga Premierliga.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë do të largohet përfundimisht nga Manchester City, pas 8 vitesh, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë mediat britanike shkruajnë se ish-lojtari i Barcelonës ka dy opsione për të qëndruar në Premier.

Ai ka marr dy oferta qysh tani nga klubet si, Everton dhe Huddersfield.

34-vjeçari për Citizen ka zhvilluar afro 300 paraqitje dhe ka shënuar 63 gola.

Toure para se të transferohej në “Etihad” ka luajtur për klube, si; Barcelona, Monaco, Olimpiacos, Metalurh dhe Beveren./IndeksOnline/