18:59 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Barcelonës pranë transferimit tek gjiganti spanjoll

Barcelona dhe Sevilla janë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e lojtarit blaugran Aleix Vidal tek ekipi andaluzian, shkruan IndeksOnline.

Pas një seri negociatash mes dy klubeve, duket se marrëveshja është arritur më në fund, raporton e përditshmja katalunase “Sport”.

Shuma e transferimit pritet të jetë 8M plus 2M bonuse. Ky lajm bëhet edhe më i besueshëm duke e parë që Sevilla largoi anësorin Joaquin Correa drejt Lazios, për t’i bërë vend Vidal.

Aleix Vidal ende po merr minuta tek Barcelona në turneun e saj në Amerikë, por ai pritet që të kthehet në Spanjë këto ditë për të nënshkruar me gjigantin spanjoll.

Spanjolli  para se të transferohej tek Barcelona, kishte luajtur në sezonin 2014-2015 tek Sevilla.

Aleix u paraqit 30 herë me fanellën e Barcelonës duke shënuar tre gola. /IndeksOnline/