21:57 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Arrihet transferimi bombastik në La Liga

Atletico Madrid dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e Thomas Lemar.

Skuadrat kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje në parim dhe gjatë ditëve në vijim do të zyrtarizohet gjithçka.

Operacioni për këtë transferim do t’i kushtoj kampionëve të Europa League 60 milionë euro.

Lemar u transferua në Monaco në vitin 2015 nga Caen në vitin 2015, ku në 87 ndeshje ka shënuar 16 gola. /IndeksOnline/