17:47 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kroacia dënon sulmuesin, e kthen te shpija Foto)

Kombëtarja e Kroacisë e ka larguar nga ekipi sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic.

Trajneri Zlatko Dalic ka shpjeguar sot vendimin për ta rikthyer në shtëpi ish-lojtarin e Fiorentinas, shkruan IndeksOnline.

“Gjatë ndeshjes me Nigerinë, Kalinic ishte duke u ngrohur dhe duhej të inkuadrohej në lojë gjatë pjesës së dytë. Por, ai deklaroi se nuk është i gatshëm për shkak të një çështjeje. Unë e kam pranuar me qetësi këtë dhe pasi kam nevojë për futbollistë të aftë dhe të gatshëm për të luajtur, unë kam marrë këtë vendim”, ka thënë Dalic.

Kroacia triumfoi në ndeshjen e parë ndaj Nigerisë, kurse ndeshja e radhës luhet më 21 qershor ndaj Argjentinës në stadiumin “Nizhny Novgorod”./IndeksOnline/