Zyrtare: Neville trajner i Anglisë
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Philip Neville do të drejtojë ekipin kombëtar të femrave të Anglisë.
Federata Britanike e Futbollit ka njoftuar në faqen e saj zyrtare të internetit emërimin e Neville, ish-mbrojtës i Manchester United dhe Everton, si trajner i ri i ekipit kombëtar të femrave në futboll.
Trajneri i ri nënshkroi një kontratë deri në vitin 2021 dhe zuri vendin e trajnerit të përkohshëm Mo Marley, i cili kishte marrë përsipër detyrën nga Mark Sampson.