12:41 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Nuk luhet as ndeshja Genoa – Cagliari, futbolli italian në zi (Foto)

Vdekja e futbollistit të Kombëtares së Italisë, ka prekur të gjitha klubet e Serie A-s.

Ndeshja mes Genoas dhe Cagliarit nuk do të zhvillohet. Krejt kjo për shkak të lajmit që mbrojtësi i Fiorentinas, Davide Astori ka ndërruar jetë.

Takimi mes dy klubeve ishte i paraparë të zhvillohet nga ora 12 e 30, por menjëherë pas marrjes së lajmit lojtarët janë larguar nga fusha dhe ndeshja është shtyrë për një datë tjetër, shkruan IndeksOnline.

Për shkak të vdekjes së kapitenit të “Violas” është shtyrë edhe ndeshja mes Udineses dhe Fiorentinas.

Poashtu në dyshim është edhe takimi, derbi i kësaj jave, Inter – Milan./IndeksOnline/