10:23 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madridi pa Ronaldon kundër Espanyolit (Foto)

Skuadra e Real Madridit do të përballet sonte nga ora 20:00 me Espanyolin, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.

Zinedine Zidane ka publikuar 19 futbollistët që do të luajnë në këtë takim. Në këtë listë shihet mungesa e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo..

Në këtë ndeshje nuk është ftuar as: Kroos, Marcelo dhe Modric – që të tre të lënduar.

Lajm i mirë është kthimi i Asensios dhe Sergio Ramos.

Kujtojmë që Real Madridi ndeshjen e fundit fitoi me rezultat 4 me 0 kundër Alaves./IndeksOnline/