17:19 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtarizohet lista e të ftuarve, Challandes me pak befasi

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike sot listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet kundër Maltës, më 11 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më 14 tetor kundër Ishujve Faroe si mysafirë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 8 tetor, derisa stërvitja e parë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.