15:51 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë Van Dijku, me dy brinjë të thyer ia bëri bajat sulmit të Gjermanisë

Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpoolit, ka luajtur me dy brinjë të thyer për disa javë me radhë, gjithnjë sipas trajnerit të Holandës, Ronald Koeman.

27-vjeçari luajti 90 minuta dhe shënoi një gol në fitoren e së shtunës, 3-0 në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë.

Por, ai nuk do të luajë në miqësoren e sontme ndaj Belgjikës.

Koeman ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me stafin mjekësor të Liverpolit që Van Dijk të luajë i lënduar, transmeton IndeksOnline.

”Van Dijk ka luajtur me dy brinjë të thyer në javët e kaluara”, tha Koeman.

”Ai dëshironte të luante ndaj Gjermanisë, por tani duhej t’ja kthenim atë Liverpoolit”.

”Tani, Van Dijk është në Liverpool dhe i gatshëm për javën e ardhshme. Ai ka marrë pushim si dhe ka biseduar me Jurgen Klopp”.

”Stafi mjekësor i Kombëtares holandeze ka folur me stafin mjekësor të Liverpoolin duke vendosur se ai mund të luante ndaj Gjermanisë e më pas të rikthehej në Liverpool”./IndeksOnline/