22:58 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Challandes i lumtur me fitoren, por jo edhe me rastet e humbura

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka reaguar pas fitores së Kosovës përballë Maltës.

Kombëtarja kosovare arriti ta mposhtë Maltën me rezultat, 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në ”Fadil Vokrri”.

Ndërsa, Challandes është shprehur i kënaqur me fitoren, por jo edhe me rastet e humbura.

”Luajtëm mirë në pjesën e parë, sidomos në mbrojtje, kishim shumë raste, ku mund të shënonim. Dhe rezultati, 1-0 për ne ishte i rrezikshëm”.

”Treguam karakter, gjë e cila ka rëndësi dhe duhet të jemi të lumtur me fitoren”.

”Mendoj se është një fitore e mirë. Sa i përket rasteve të humbura, ne duhet të mësojmë nga kjo.

”Duhet ta mbajmë stilin e lojës, filozofinë, pasi që kemi skuadrën për të fituar. Mendoj se mund të jemi të rëndësishëm në të ardhmen”, u shpreh zvicerani./IndeksOnline/