15:38 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Drenica befason Flamurtarin në ”Fadil Vokrri” pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, Drenica është duke e befasuar Flamurtarin pas fraksionit të parë.

Skuadra nga Skënderaji është në epërsi prej tre golash përballë skuadrës kryeqytetase, transmeton IndeksOnline.

Dy golat e drenicasve u shënuan nga Dajaku (’21), Uka në minutën e 26-të dhe Diar Mustafa në minutat shtesë

Ndërsa, në ndeshjen tjetër që është duke u zhvilluar në Prizren, rezultati është ende 0-0./IndeksOnline/