12:49 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Është koha për të lënë Schumaherin të jetojë në paqe”

Kur kanë kaluar gati pesë vite nga aksidenti i tmerrshëm që la në koma kampionin Michael Schumacher dhe e bëri atë një njeri më shumë të vdekur sesa të gjallë, duket se janë shuar shpresat që ai të kthehet ndonjëherë në jetë.

Brenda familjes së ishkampionit, një nga të paktët që ka më shumë informacion është ish-kreu i Ferrarit i Formula 1, tani kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit (FIA), Jean Todt. Francezi thotë se shpesh e viziton mikun e gjorë.

Ai shprehet: I rrethuar nga familja e tij ndihem i nderuar që mund ta vizitoj shpesh, por shëndeti i tij është një çështje private. Unë mendoj se është koha për të lënë Michael që të jetojë një jetë në paqe”.

Teksa gazetari e pyet se çfarë mund të ndodhë nëse shëndeti i tij përmirësohet, Todt thotë:

“Unë e përsëris, është koha për të lënë Michael të vazhdojë të jetojë në paqe”.