09:02 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Feniks prezanton fanellat për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Gjatë javës zhvillohen ndeshjet e “Main Round” të Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kosova do të përfaqësohet nga Kampionët e futsallit, Feniks që janë edhe nikoqir të këtij rundi, shkruan indeksonline.

Skuadra nga Drenasi ka kryer të gjitha përgatitjet që ky eveniment të shkoj sa më mirë pasi skuadrat më të njohura evropiane do të zbarkojnë në kryeqytetin e Kosovës.

Ata gjatë ditës së djeshme kanë prezantuar edhe fanellat zyrtare me të cilat do të luajnë.

Fanellat do të jenë të zeza dhe të bardha ku do të përdorën në tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/