10:13 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Norvegjisë (Foto)

Ekipi Kombëtar i futbollit po vijon për gatitjet me intensitet të lartë në kuadër të përballjes miqësore me Norvegjinë, ndërsa trajneri Panuçi po përpiqet të ndërtojë skuadrën, me të cilën do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Italiani po tenton të fusë një modul tjetër në ekipin Kombëtar.

Ndryshe nga çka jemi mësuar të shikojmë, një Shqipëri që më së shumti kërkon të mbrohet, tashmë pritet që nën drejtimin e Panuçit, kuqezinjtë të luajnë në sulm, diçka që më herët nuk ishte përdorur shpesh, shkruan Panorama.

Ndaj Norvegjisë pritet të shohim një skuadër “moderne”, me tre sulmues të deklaruar. Ndonëse ka disa ditë në dispozicion, Panuçi po ndërton skuadrën e së ardhmes. Ndoshta nuk është përfundimtare sa u përket lojtarëve që do të zbresin në fushë ndaj Norvegjisë, por nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria do të luajë me modulin 4-3-3 në përballjen e së hënës, në “Elbasan Arena”, me nordikët.

Në këtë ndeshje pritet që titullar të jetë portieri i Lazios, Thomas Strakosha duke e rrëzuar nga fronti pas shumë vitesh Etrit Berishën.