21:54 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Guardiola: Ky është futbollisti më i fortë që kam parë ndonjëherë (Foto)

Trajneri i Manchester Cityt po kalon momente shumë të mira, si në Premierligë ashtu edhe në garat tjera ku merr pjesë.

Ai si meritor për këtë sukses e ka cilësuar skuadrën, e në veçanti yllin brazilian të skuadrës, Gabriel Jesus.

Spanjolli e ka cilësuar 20 vjeçarin si futbollistin më luftarak që ka njohur ndonjëherë.

“Gabriel Jesus nuk luajti [kundër Bournemouth], ai kishte 120 minuta në Leicester. Ai është luftëtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ai na ndihmoi shumë me intensitetin e tij të lartë”, ka thënë Guardiola.

Jesus ka zhvilluar 16 ndeshje deri më tani me Manchester Cityn, dy më shumë se Aguero. /IndeksOnline/