23:02 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hajduku i Splitit e bën kapiten lojtarin e Kosovës [Foto]

Hajduk Split ka filluar parapërgaditjet sezonale për stinorin e ri.

Skuadra e madhe kroate ka zhvilluar miqësoren e radhës ndaj ekipit ukranias Zorya, ndaj të cilëve fituan me rezultat 3:1.

Protagonist në këtë takim ishte edhe kapiteni i Kosovës U-21 në futboll, Ardian Ismajli.

Sa i përket shiritit të kapitenit, Ismajli pati këtë privilegj edhe tek skuadra kroate, ku mbajti shiritin në këtë ndeshje.

Vlen të theksohet se Ismajli është njëri nga talentët më premtues të Kosovës. Më herët ishte kërkuar nga skuadra e italiane Atalanta, poashtu edhe kombëtarja e Shqipërise kishte tentuar për ta bindur që të luaj për fanellën kuqezi. /IndeksOnline/