14:06 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-mesfushori akuzohet për abuzim seksual ndaj një gruaje në tren

Ish-mesfushori i Lazios, Paul Gascoigne është duke u akuzuar pas një incidenti në tren.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku Gascoigne është duke u akuzuar për një abuzim seksual.

51-vjeçari iu bashkua Biancocelestit në verën e vitit 1992, por, pavarsisht se forma e tij nuk ishte konsistente, ai u bë i preferuari i tifozëve pasi shënoi gol në minutën e fundit në derbin ndaj Romës, transmeton IndeksOnline.

Image result for Paul Gascoigne

Megjithatë, ngecjet e tij në fushë vazhduan, dhe ai filloi me probleme të mëdha, duke u përballur me depresionin, alkoolizmin dhe drogat.

Në gusht, ai është akuzuar për shkak të një sulmi ndaj një gruaje gjatë udhëtimit prej Nju Jork në Durham, dhe sot është konfirmuar akuza ndaj tij.

”Një njeri do të paraqitet në Gjykatë muajin e ardhshëm shkaku i një abuzimi seksual ndaj një gruaje në bordin e një treni”, tha zëdhënësi i Policisë Britanike të Transportit./IndeksOnline/

Temat: