18:13 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

KF Besa me goditje të dyfisht: Munishin trajner, “Dukagjini” pronarë

Pas emërimit të Ismet Munishit si trajner i skuadrës, KF Besa tanimë ka edhe drejtues të ri.

Bëhet fjalë për kompaninë e sigurimeve “Dukagjini” , të cilët kanë marrë nën drejtim klubin pejan.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet pronari i kompanisë, Korab Lluka, i cili në rrjetin social Facebook ka publikuar dy fotografi, njëren me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe tjetrën me trajnerin e ardhshëm Ismet Munishi.

Vet Munishi mbrëmë e ka konfirmuar lajmin për IndeksOnline duke thënë që bëhet fjalë për një projekt madhor dhe ka premtuar që do ta sjellin Besën një një situatë që do ta ketë fjalën kryesore në futbollin kosovar. /IndeksOnline/