20:47 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Lajmi që bëri bujë të madhe në Suedi dhe në fund doli gënjeshtër! (Foto)

Dje ishte 1 prilli, dita e gënjeshtrave në të gjithë botën. Por një lajm i publikuar më datën 31 mars, bëri bujë të madhe në Suedi, shkruan IndeksOnline.

Një lajm i shkruar nga faqja “Basket.se”, ku thuhet se Zlatan Ibrahimovic do të marr pjesë në ekipin kombëtar të basketbollit, doli të jetë një gënjeshtër e 1 prillit.

Të gjithë ishin të befasuar kur lexuan artikullin, pasi lajmi kishte detaje të besueshme!

“Zlatan Ibrahimovic bashkohet me ekipin kombëtar suedez në basketboll! Ai do të luajë kundër Letonisë më 28 qershor në Stokholm në kualifikimet e Kupës së Botës”, shkruhet në faqen zyrtare të “Basket.se”.

Megjithatë në fund doli se ishte gënjeshtër tipike për datën 1 prill.

Ibrahimovic është larguar muajin e kaluar nga Manchester Unitedi dhe ka nënshkruar kontratë me La Galaxy. Madje suedezi shënoi dy gola të bukur në fitoren e klubit të tij të ri./IndeksOnline/