12:19 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liria – Drita, cila skuadër është treguar më e suksesshme në nëntë takimet e fundit?

Sot, në ”Përparim Thaçi”, do të zhvillohet ndeshja mes Lirisë së Prizerenit dhe kampionit, Dritës.

Ndeshja në fjalë zhvillohet në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në dy takimet e para, Drita ka regjistruar një fitore dhe një humbje, dhe sot objektivi i vetëm është fitorja, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Liria pas dy ndeshjeve ka pësuar dy fitore, dhe natyrisht se prizrenasit dëshirojnë rezultat pozitiv sot.

Por, në nëntë takimet e fundit mes dy skuadrave, cila prej tyre është treguar më e suksesshme?

Katër fitore i ka Drita, katër fitore gjithashtu i ka Liria dhe një përballje ka përfunduar baras./Indeksonline/

Temat: