13:28 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbathjet e reja të Kanye West për basketboll mund të pezullohen nga NBA

Kanye West pritet të debutojë për herë të parë në Yeezy Basketball në kuadër të një ngjarje të Adidas para sezonit të ri në NBA.

Por, zyrtarët e kampionatit amerikan mund t’i pezullojnë mbathjet e këngëtarit amerikan, me të cilat ai e ka paraparë të shfaqet në këtë ngjarje.

Kjo për arsye se materiali shkëlqyese në mbathjet e sportistëve është e ndaluar, transmeton IndeksOnline.

Carmelo Anthony u përballë me një problem të njejtë pasi mbathjet e tij, Jordan M10 kishin një ngjyrë ”chrome” metalike” duke luajtur për New York Knicks.

Më pas, Anthony u detyrua t’i mbathte këpucë tjera për t’u paraqitur në parket.

Kështu, sportistët nuk janë të lejuar t’i mbajnë mbathjet që kanë ngjyra të fanellës së skuadrës./IndeksOnline/