18:07 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Me talenta, KB Istogu futet në Ligën e Parë (Foto)

Skuadra basketbollistike, KB Istogu, është anëtari i ri i Ligës së Parë të Meshkujve.

Istogu pavarësisht disfatës së sotme nga Don Bosko (65:57) ka arritur të siguroj një vend në një rang më të lartë të garave për shkak te fitores me 11 pikë dallim në ndeshjen e parë të luajtur në Pejë (66:55).

Me talenta, klubi i Istogut e mbylli në pozitën e parë tabelën e Ligës së Dytë, duke lënë mbrapa ekipe si; Don Bosko, Sfera, As Kastrioti, Vitia, Llapi dhe Kaçaniku./IndeksOnline/