14:29 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Messi apo Ronaldo? Kjo është përgjigja e Buffon

Buffon ka vlerësuar lartë dy lojtarët më të mirë në botë, edhe pse veterani vecoi kualitetin teknik të sulmuesit të Barcelonës.

Kapiteni i Juventusit e përshkroi yllin e Barcelonës si një lojtar më i kompletuar se sa Cristiano Ronaldo i Real Madridit, të cilin e quajti një “vrasës” me të djathtën e tij.

“Ata janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm” , deklaroi Buffon.

“Messi është më i kompletuar, sepse ai hyn më thellë, ka më shumë cilësi teknike dhe një vizion të lojës që është më e denjë për një trekuartist sesa një finalist” .

“Cristiano Ronaldo, ndoshta për shkak se është pak më i vjetër, është bërë një “vrasës” tek zona e golit. Krahasuar me atë se si ai ishte më parë, Ronaldo ruan më shumë energjinë e tij, kështu që ai nuk provon më ndonjë “tunel” t’ua bëj lojtarëve apo ndonjë trik, por me një top në brendësinë e zonës ai bën gol” . /IndeksOnline/