23:15 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë në histori, kjo skuadër sezonin e ri në La Liga (Foto)

Skuadra e Huesca edhe zyrtarisht do të jetë në La Liga për sezonin e ri 2018/19.

Klubi spanjoll mposhti 2 me 0 Lugon, duke fituar tri pikë të arta, të cilat ia sigurojnë për herë të parë në histori inkuadrimin në La Liga, shkruan IndeksOnline.

Huesca me fitore tani kryeson tabelën e La Liga 2, me 75 pikë, dy më shumë se pozita e dytë Rayo Vallecano.

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund për ta mësuar skuadrën e dytë që do të plasohet direkt në La Liga.

Kujtojmë që Sociedad Deportiva Huesca është themeluar në vitin 1960. Ata luajnë në stadiumin “El Alcoraz” e cila ka kapacitetin 5 mijë e 500 ulëseve./IndeksOnline/