14:25 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë pjesët e para: Një gol në tri ndeshje në këtë fraksion

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Drita është nikoqir i Lirisë, por pavarsisht rasteve nga të dyja skuadrat, rezultati është baras, 0-0.

Rezultat i njejtë është edhe në Ferizaj, ku vendasit janë duke u përballur me Llapin e Bekim Shotanit, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, në Mitrovicë, saktësisht në ”Riza Lushta”, Gjilani është në epërshi përballë 89-shit.

Golin e epërsisë për gjilanasit e shënoi Hysa në minutën e 25-të të ndeshjes./IndeksOnline/