10:51 / E Diele, 21 Janar 2018

Prapashtica sfidon Munishin dhe Vokrrin: Ku jeni o trima? (Video)

Ish-portieri kosovar, Naser Prapashtica ka sifiduar dy trajnerët e njohur, Ismet Munishin dhe Adil Vokrrin.

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke u futur në ujë të ftohet, transmeton IndeksOnline.

“Ku jeni o trima”, ka shkruar Prapashtica duke sfiduar Munishin dhe Vokrrin.

Kujtojmë se në vitin e kaluar, Munishi, Prapashtica e kishin sfiduar njëri-tjetrin duke u shtrirë në borë i zhveshur./IndeksOnline/