12:29 / E Premte, 31 Gusht 2018

Premier League publikon listën me të nominuarit për trajnerin më të mirë të muajit

Premier League ka zbuluar katër të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit gusht.

Të gjithë prej tyre e kanë filluar kampanjën e re në mënyrën më të mirë të mundshme.

Trajnerët në fjalë janë Jurgen Klopp, Javi Garcia, Mauricio Pochettino dhe Maurizio Sarri, transmeton IndeksOnline.

Përveç çmimit për trajnerin më të mirë, Premier League ka zbuluar edhe listën e të nominuarve për golin më të mirë të muajit.

Në këtë listë, përfshihet dy herë Lucas Moura, i cili shënoi dy gola të bukur – ndaj Fulhamit dhe Man Unitedit.

Për më shumë, listën me të nominuarit për golin më të mirë të muajit gusht e gjeni më poshtë./IndeksOnline/