22:38 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria mirëpret aksionin spektakolar të Policisë, tregon hapat e mëtutjeshëm për plaçkitësit!

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mirëpritur aksionin e jashtëzakonshëm të Policisë përkatësisht njësiteve elite në rajonin e Prishtinës. Si rezultat i këtij operacioni janë prangos pesë persona të dyshuar se janë përfshirë në raste të ndryshme të plaçkitjeve në disa vende të Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Zëvendës Kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka thënë se të dyshuarit me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Berisha ka treguar se ndaj të dyshuarve sigurisht se do të jetë e domosdoshme që të kërkohet masa e ndalimit të paraburgimit prej 30 ditësh.

Numri dy i Themelores thotë se kërkesa do të bëhet sipas afateve ligjore.

Ai ka bërë të ditur se me këtë rast nga Prokuroria është duke u marr Prokurorja,  Ferdane Sylejmani.

“Aksioni policor ka qenë i suksesshëm në koordinim me prokurorinë e Shtetit rreth arrestimit të një grupi mjaft të rrezikshëm i cili ka operuar duke grabitur në shumë pjesë të Kosovës. Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme”, ka thënë Berisha për “Indeksonline”.

Më tutje, ai ka shtuar se për momentin pesë të dyshuar janë arrestuar ndërsa njëri ndodhet ende në arrati.

Vlen të përmendim faktin se “Indeksonline”  ka përcjellë nga afër gjithë operacionin e gjerë në fshatin Trudë të Prishtinës dhe po ashtu  të suksesshëm të Policisë së Kosovës.

Përveç arrestimeve, me urdhër të prokurorit dhe konform kompetencave, janë kryer bastisje të ndryshme ku janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 13 vetura dhe dy skuterë.

Po të njëjtat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar në forma të ndryshme të inkriminuar./Indeksonline/

EKSKLUZIVE: Pamje gjatë aksionit policor për shkatërrimin e grupit të plaçkitësve

Ekskluzive: Ky është momenti i arrestimit të plaçkitësve

Aksioni i policisë: Dhjetëra vetura iu gjetën hajnave në oborr, shikoni një nga to mund të jetë e juaja!