21:55 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shqiptari flet për serbin e shumëkërkuar, ua lë këtë porosi gjigantëve

Igli Tare e ka komentuar mundësinë e largimit të serbit Milinkovic-Savic.

Drejtori i Lazios ka thënë se Savic është i kërkuar nga disa skuadra të mëdha, por largohet vetëm nëse ofrohet ndonjë superofertë për të.

“Milinkovic është i kënaqur me ne dhe ne jemi të kënaqur me të. Ai do të shitet vetëm nëse Lazios i vije ndonjë ofertë tejet e madhe për të. Këtë vit kemi një kampionat më të fort, me skuadra të përforcuara, andaj duam të jemi rival edhe ne.

Lazio i këtij edicioni do të jetë më e forta e viteve të fundit. Kemi bërë disa blerje të rëndësishme dhe nëse trajneri e vlerëson nevojën, ne mund të blejm prapë” ka thënë Tare./Indeksonline/