16:47 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Superliga: Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës që po zhvillohen sot.

Rezultati në ndeshjen Llapi – Flamurtari është ai i minutës së parë, rrjetat nuk u prekën për 45 minuta.

Liria po triumfon ndaj KEK-ut me rezultat 3-0 ndërsa Trepça ’89 dhe Drenica po luajnë baraz me nga një gol të shënuar. /IndeksOnline/