16:39 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Tifozët motivojnë skuadrën në stërvitje, duan Superligën (Video)

Skuadra nga Suhareka, KF Ballkani sot e ka nisur fazën përgatitore në fushën e re.

Në këtë stërvitje nuk munguan as tifozët “Xhebrailat” të cilët edhe pse në një numër të vogël, kënduan gjatë gjithë kohës këngë motivuese, shkruan IndeksOnline.

Mësohet se përveç barit të fushës, pritet të rregullohet ashtu siç duhet edhe ana e tribunave.

Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tretë, me 34 pikë, aq sa ka edhe Vushtrria në pozitën e dytë. Kurse në pozitën e parë gjendet Kek-u me 39 pikë./IndeksOnline/