19:42 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Berisha, në mesin e katër më të mirëve për muajin tetor te Lazio

Pas disa sezoneve impresive me Salzburg, Lazio kompletoi transferimin e Valon Berishës në verën që lamë pas.

Reprezentuesi kosovar nuk e nisi mirë sezonin e ri me klubin romak, teksa pësoi edhe një lëndim serioz.

Lëndimi në fjalë e la Berishën jashtë fushave për pak muaj, por tani ai është rikthyer – më i fortë se kurrë, transmeton IndeksOnline.

Berisha në muajin tetor u shqua për paraqitje të mira, sidomos ndaj Parmas.

Ndaj Parmas, Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë, por ia siguroi fitoren skuadrës së tij duke ia fituar edhe një penallti.

Tani, Lazio e ka përfshirë Valonin në mesin e katër lojtarëve më të mirë të muajit tetor.

Në sondazhin e mëposhtëm, Lazio kërkon nga tifozët që të zgjedhin ndërmjet këtyre lojtarëve, përfshirë edhe Berishën për më të mirin e muajit paraprak./IndeksOnline/