22:41 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet klauzola blerëse e Milinkovic-Savic – ”alarmohet” Milani dhe Juve

Është raportuar në kontratën e re të Sergej Milinkovic-Savic ka një klauzolë blerëse prej 100 milionë euro – dhe kjo është valide vetëm për klubet italiane.

Tashmë zyrtarisht është njoftuar sot se mesfushori serb e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 së bashku me Ciro Immobilen.

Fillimisht është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje në kontratën e re për pagën vjetore prej 3 milionë eurosh pa klauzolë blerëse, transmeton IndeksOnline.

Por, Sportmediaset shkruan më ndryshe. Sipas kësaj gazete, Savic ka një klauzolë blerëse që është valide për klubet tjera italiane.

Milani dhe Juventusi kanë treguar interesim për të më parë, kështu që ky mund të jetë një lajm i mirë për ta.

Nuk është ende e qartë nëse ka limit në periudhën kohore në këtë klauzolë, ashtu si e Mauro Icardit, ku klauzola e tij prej 110 milionë euro ishte valide vetëm për dy javët e para të korrikut./IndeksOnline/