21:28 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas një dekade e gjysmë me Spurs, Manu Ginobili pensionohet basketbolli

Njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e San Antonios, është pensionuar.

Manu Ginobili, 41-vjeçar ka vendosur të pensionohet pas 16 sezoneve me skuadrën në fjalë.

Me San Antonion, Ginobili ka fituar katër tituj të NBA-s, dhe pensionimin ai e ka bërë të ditur në Twitter, transmeton IndeksOnline.

”Sot, jam duke e njoftuar pensionimin tim nga basketbolli. Faleminderit të gjithëve për 23 vitet e fundit”, shkroi ai në mes të tjerash.

Ginobili iu bashkua Spurs para vitit 2003 dhe bëri menjëherë impakt në skuadër dhe në qytetin e San Antonios./IndeksOnline/