Ndodheni
Indeksonline / Opinione
11:17 / E mërkurë, 20 Nëntor 2013
5 Komente
A e donte Kryeministri dhe Aleksandri shkaterrimin e Armeve Kimike ne Shqiperi??!
Shkruan: Shkelqim Berisha

Deklarimi I Kryeministrit Rama per mos pranimin e marjes se armeve kimike te Sirise per ti shkaterruar ne Shqiperi diten e Premte dt 15.11.2013 ka patura nje reagim jo pozitiv nga nje nr I madh specialistesh dhe profesionistesh. Megjithese nga ana e qytetareve dhe te ambjentalisteve kjo u perdor si nje fitore shume e madhe ndaj ketyre proceseve te cilat tani e tutje nuk do ta kene me te lehte per tu ndermarre ne teritorin e Shqiperise. Ne dt 18 shtator te 2013 nga ISIS u kerkua qe Shqiperia te ofronte ekspertizen e saje ne kete fushe, gjithashtu Shqiperia mund te ofronte edhe hapesirat e saje te pafundme per magazinim. Kjo jo vetem per aresyen e vetme te ndihmes ndaj partnerit tone me strategjik USA, por edhe per perfitimin tone Moral, Financiar, Influences Rajonale etj. Kuptohet qe ky operacion nuk kishte vetem dy jave qe po pregatitej dhe si I tille eshte dashur qe te luhej shume mire per te arritur ne objektivin e duhur. Pyetja eshte se cili ishte objektivi??!!

a- Faktoret pozitive te cilet lejonin ndodhjen e ketij procesi

Mbas zgjedhjeve te 21 Qeshorit ,Koalicioni fitues doli shume I forte me nje numer prej 83 deputete, me vone pas fillimit te largimit te disa deputeteve nga opozita ne drejtim te Maxhorances kemi nje forcim edhe me te madh te ketij koalicioni. Tani kemi nje maxhorance prej 85 deputete.
Shtimi I nr te Ministrive dhe ministrave. ( u jep shprese per vende pune perkrahesve te maxhorances)
Shtyrja e Ligjit te Administrates Civile per gjashte muaj te tjere u hapi shpresat perkrahesve te maxhorances per vende pune ne Administrate.

Ndryshimet drastike te drejtimit te Policise se Shtetit
Fillimi I prishjes se ndertimeve pa leje.
Ndalimi I Lojerave te Fatit, Operacioni “ fund I marrezise”

Ndermarja e mbledhjeve te perbashketa te qeverive te Shqiperise dhe Kosoves, Shqiperise dhe Turqise, etj.
Opozite e vogel ne numer dhe e paperfillshme per ndonje situate te afert.

Faktori Ambjentalist jo shume I forte dhe ne numrin me te madh te rasteve me prirje te Majta
Levizja Qytetare e menaxhueshme.
Fitorja e thelle e zgjedhjeve per Kryetar Bashkie te Korces.
Perkrahja nga Ambasadori Amerikan ne Shqiperi maksimale.
Perkrahja popullore ndaj Amerikes ishte ne maksimalen e saje.
Situate Rajonale shume e favorshme. Italia ne nje krize Politike, Greqia po ashtu, Maqedonia ne te njeten situate.
Komuniteti Europian I shqetesuar me problemet e veta te krizes se papunesise dhe te rritjes se vogel Ekonomike.

b- Faktoret negative, te cilet mund te ndikonin per mos ndodhjen e procesit

Mundesia e marjes se kesaj kontrate nga ndonje shtet tjeter me I Industrializuar se ne I cili ka edhe besimin e madh nga USA sic e kemi edhe ne.

Situata brenda grupit te maxhorances filloi te levizte per ne drejtim te pakenaqesive te krijuara nga mos zgjedhja ne postet ministrore, si edhe mos heqja e mandatit te Ministrit sipas premtive te bera.
Goditja e Kryetarit te Bashkise se Vlores z. Shpetim Gjika si edhe prishja e shume objekteve ne kete Qytet. Ketu eshte baza e PS si edhe vendi ku zgjodh si Deputet Kryeministri Rama.

Shfuqizimi I Koncensionit per Plehrat I cili ne fakt do te ishte shum mire I vendosur edhe tek faktoret pozitive.
Ndonje reagim I vendeve fqinje ne lidhje me menyren e shkaterrimit te materialeve qe do te behet.

Menaxhimi I kesaj mareveshje te mundeshme. A u moren masat qe kjo mareveshje te ndodhe?!
Me gjithe kodin e heshtjes qe Kryeministri ka vendour per minstrat e Kabinetit te tije, te cilin une personalish e mbeshtes, Ministri I Jashtem z. Ditmir Bushati zgjodhi Francen per te bere publike se ka dicka cfare po sillet ne lidhje me mundesine e shkaterrimit te armeve kimike dhe materialeve te ketij lloji ne Shqiperi. Ne fakt sipas gazetave aji ishte shprehur ne nje fare menyre sikur Shqiperise po I kerkohet qe te beje nje gje te tille. ?? Nuk kuptohet se perse z. Bushati zgjodhi Francen per te bere publike kete maredhenie, megjithe se dihet qe z. Bushati eshte nje ekspert ne maredheniet Europiane.

Disa dite perpara se Kryeministri te merte vendimin per pamundesine e perfshirjes se Shqiperise ne kete proces, doli ne Komanden e Doktrines dhe te Stervitjes per bere prezantimin e Shefit te Ri te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Gjeneral Major Jeronim Bazo. Ne kete prezantim Kryeministri dhe Shefi I Shtabit thane qe Shqiperia tanime eshte e Intergruar plotesisht ne NATO. Duke qene se jemi intergruar plotesisht ne kete organizate une dua te kujtoj qe pjese e ketij intergrimi eshte edhe prania e Shqiperise ne Bordin Drejtues te Teknollogjise dhe te Shkences se NATO-s. Shqiperia eshte prezente edhe ne Bordin Drejtues te Nato Support Agency, organizate kjo e cila I ofron ndihme ne te gjitha drejtimet te gjitha vendeve anetare te NATO-s. Ne kete fjalim Kryeministri la te kuptohej qe kemi nje detyrim ndaj NATO-s ne lidhje me kete ceshtje. Ne fakt brenda kesaj organizate punohet edhe me mareveshje Bilaterale dhe se nuk kishte nevoje qe te bente nje sqarim te tille I cili do te dergonte qe te behej nje pyetje shume e rendomte ne paraqitje nga nje gazetare e mireinformuar e nje knanali televiziv Kombetar mbi ceshtjen se nese Shqiperia ka detyrim ndaj NATO-s per kete pune. Kjo pyetje ishte me nje pergjigje te gatshme, e cila nuk vonoi te kthej mbrapa me e-mail.
Duke qene se kjo mareveshje duhej qe te ishte Konfidenciale dhe ne fakt keshtu eshte, Ministria e Mbroitjes duhej te njoftonte Komisionin Parlamentar per Sigurine, ose NenKomisionin per Inteligjencen ku ti tregohej qe jemi ne tratative per dicka te tille pasi vete fjala Konfidencialitet nuk do te thote Sekret. Kjo do te bente te mundur qe ne cdo lloj rasti te shmangej pergjegjesia e mos informimit dhe do te merte me vete edhe Bekimin e Opozites.

Dihet mire qe ka nje ligj per kete ceshtje L I G J Nr.9092, datë 3.7.2003 PËR ZBATIMIN E “KONVENTËS PËR NDALIMIN E ZHVILLIMIT, TË PRODHIMIT, MAGAZINIMIT DHE PËRDORIMIT TË ARMËVE KIMIKE DHE PËR SHKATËRRIMIN E TYRE. Ne nje nder nenet e ketij Ligji thuhet qarte se: 3. Pranë Ministrit të Mbrojtjes krijohet bordi i këshilltarëve, si organ këshillimor, për çështjet e Konventës.

Ky njoftim ndaj Komisioneve Parlamentare te Sigurise dhe Inteligjences eshte dashur te behej heret ne menyre qe te beheshin disa takime paraprake me Think Tanket per Ceshtje e Sigurise, ti paraprihej me ndonje Konference per kete çeshtje etc.

Nuk dihet mire nese eshte rene dakort me z. Meta dhe Partine e tije ne lidhje me kete ceshtje, pasi sic edhe u shikua nuk kishte ndodhur ndonje here qe keta te ishin edhe Brenda edhe Jashte, edhe ne Parlament edhe ne Proteste, edhe ne Ministrine e Drejtesise edhe ne Proteste, edhe ne Ministrine e Mjedisit edhe ne Proteste. Vlene per tu sqaruar se ne Polican nga ku edhe z. Naco eshte zgjedhur si Deputet eshte kerkuar herepas-here qe te dergohen material per demontim dhe se Amerika ka dhene nje shume te konsiderueshme per te demilitarizuar armatim ne kete Fabrike.
Nuk dihet mire se edhe cfare ka ndodhur me Grupin Parlamentare te PS, pasi kemi njerin nga deputetet me te afert me Kryeministrin Rama, vete z. Koco Kokedhima I cili doli kunder ketij projekti. Po keshtu kemi z. Bare, Z. Dokle etj. A I ka ditur z. Rama keto kundershtime perapa nder kohe?

Eshte per te ardhur keq apo per te vendosur shenja paqartesie se si mundet qe ne kohen me te mire qe nje Kryeminister mund te ndodhet, ti dale nga dora nje gje qe nje Lider tjeter e pret nje here ne jeten e tije. Si ka mundesi qe eshte lene jashte mbulojes e gjithe situate me OJQ-te Ambjentaliste nderkohe kur dihet mire aftesia e Kryeministrit per bashkepunimin me Mediat? Si ka mundesi qe e gjithe ajo strukture e Medias qe ndodhet ne Ministrine e Mbroitjes nuk arriti qe te ndihmoje ne kete proces?

A e ka menaxhuar situaten ne menyren me te mire Aleksander Arvizu I cili ka qendruar ne detyren e tije ne tejzgjatje te mandatit? Une personalisht mendoj qe Aleksandri ka rene pre e numrave ne Parlament dhe e politikes ditore ne Shqiperi. E kuptoj se nderhyrja ne detaje eshte e veshtire ne punet e nje Shteti Sovran por duke kuptuar situaten ne te cilen ndodhet edhe Presidenti I tije ne USA z. Obama, aji nuk duhet te kishte lene gure pa levizur qe kjo kontrate te menaxhohej nga Shqiperia. Kjo kontrate do te kishte qene edhe arritja e Jetes per z. Arvizu duke patur parasyshe qe shkon ne te njejten gjatesi vale me Politiken e Presidentit Obama qe: ne nuk do te vendosim asnje Cizme Ushtrie ne toke jashte Amerikes. Per kete aresye nuk u sulmua edhe Siria, pasi me vone do te ishin te detyruar qe te dergonin trupa ne token e Sirise. Duke kuptuar kete arritje fantastike te John Kerry dhe te Kabinetit Obama mbi carmatimin e Sirise, Arvizu nuk do tja lejonte vetes luksin e neglizhimit dhe te marjes me punet e Politikes Ditore te Tiranes, por duhej te ulej me Maxhorancen, Opoziten, Mediat, Think Tanket per ceshtjet e Sigurise etj etj ne menyre qe kjo te ndodhte, ndoshta jo vetem per te miren e civileve qe po vdesin ne Siri, apo per perfitimin Politik te Washingtonit por ne rradhe te pare per perfitimin e Shqipersie dhe te shqipetareve qe z. Arvizu I quan edhe si miq te tije personal.

Une personalisht kam vendosur pikepyetjet e mia ne lidhje me intervisten qe z. Arvizu kishte ne Top Chanel disa ore perpara se Kryeministri Rama te jepte pergjigje nese do te pranohej kjo kontrate apo jo. Ajo interviste nuk duhet te ndodhte nje nate perpara ketij vendimi por me perpara dhe ne prani te eksperteve te cilet do te qetesonin shpirtin e qytetareve te cilet I lane ne mes te malit pa asnje lloj Informacioni. Eshte per te ardhur keq qe z. Arvizu ka mbi tre vjet ne Shqiperi dhe akoma nuk e ka kuptuar ambjentin ne te cilin ndodhemi dhe se ne fund te fundit e trajtoi kete ceshtje si te ishte duke punuar me nje Shtet te Botes se Trete para 100 viteve, duke i lene terren Analistit Lubonja qe te arrinte deri aty sa te kerkonte qe te ndermerreshin procedurat per ta bere “Aleksandrin” person Non Grata ne Shqiperi. Drejtimi i gishtit nga ana e Aleksandrit tek Stema e 100 vjetorit te krijimit te Shtetit Shqiptar te cilin ai e mbante ne gjoks ne kete emision televiziv, ishte njelloj sikur tek fundi I Filmit “Taken 2” te cilit Kryeministri Rama ju referua ne Asamblene e Kombeve te Bashkuara.

Pyetja eshte e thjeshte, a ka dashur Kryeminstri Rama dhe Aleksander Arvizu te shkaterrojne Armet Kimike dhe materialet e saje ne Shqiperi.?? Kjo duhet ti lihet kohes ne vazhdim per tu pare.
Por une personalisht mendoj qe me kete cfare ka ndodhur I eshte dhene nje Goditje e Forte Influences Shqiptare ne Rajon. A e ka lene Aleksandri apo Kryeministri njeri-tjetrin ne balte dhe te dy bashke Shqiperine, kjo do te shihet me vone. Mendoj qe tanime do te kemi fillimin e ngritjes se Yllit Sllav ne Ballkan dhe per kete Shqiperia duhet te jete bere gati tanime.

(Drejtor Ekzekutiv I ISIS)

Kendi i komenteve
  • roku 23.11.2013 / 22:13
    me mire me fitu para e mbas 20 vitesh te kemi njerz si ne hiroshima me te meta ma more njerz mos lakmoni shum ne para se pastaj nuk e jetojm jeten siq duhet
  • Nazmiu 20.11.2013 / 15:41
    Edhe pranimi edhe refuzimi u be pa u analizue fare me ekspert vendor e nderkombetarë
  • Nazmiu 20.11.2013 / 15:39
    Sipas mendimit tim duhej te pranohej ky plan se fitimi kishte me qen♪7 shum i madh ne disa aspekte kurse rrezik ka mund te mos ketë fare.
  • Rama 20.11.2013 / 14:10
    Doli i mashtruar,u be mashtrues i gjeti 100 fajtore dhe e lavdoi vetem veten e tij.Tha se rujti mfshehtesin ushtarake, por me kushtetute ne shqiperi komandant i forcave ushtarake eshte presidenti,qe ky as nuk e kishte njoftuar,por Rama cka ka lyp ka gjete.
  • Rama 20.11.2013 / 14:10
    Doli i mashtruar,u be mashtrues i gjeti 100 fajtore dhe e lavdoi vetem veten e tij.Tha se rujti mfshehtesin ushtarake, por me kushtetute ne shqiperi komandant i forcave ushtarake eshte presidenti,qe ky as nuk e kishte njoftuar,por Rama cka ka lyp ka gjete.
Emri:
 
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.